SHPËRNDAJE

Uragani “Harvey”pritet të sjellë të tjera shira të fuqishëm në Hjuston këtë të hënë, duke shtuar përmbytjet katastrofike që paralizuan qytetin e katërt më të populluar të Amerikës. 

Parashikimet kanë nxitur evakuime masive në qarqet e afërta, pasi lumenjtë dolën për herë të parë ndër vite, nga shtrati duke përmbytur zonat përreth.

“Harvey” goditi në bregun e Teksasit të premten vonë dhe është konsideruar si stuhia më e fuqishme në 50 vjet.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën.

Shkollat, aeroportet dhe zyrat publike në Hjuston janë mbyllur,  pasi shumë rrugë u shndërruan në lumenj nga përmbytjet e fuqishme.

Rrebeshet dhe rrufetë kanë terrorizuar banorët gjatë natës.

Më shumë se 50,000 persona u urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre, rreth 55 kilometra në jugperëndim të Hjustonit, pas daljes nga shtrati të lumit Brazos.

ImageImageImageImageImage