SHPËRNDAJE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një shkrim në “Twitter”, ka bërë me dije se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si trajnimi i përbashkët, angazhimi operacional dhe shkëmbimi i praktikave më të mira.

Mehaj ka thënë se marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Forcave të Armatosura.

Lidhur me këtë ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey, u shpreh se Kosova është një partner i çmuar i mbrojtjes dhe Britania do të vazhdojë të punojë ngusht për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Ishte fantastike të nënshkruaj një marrëveshje historike sot, e cila na vë themelet për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin tonë”, ka thënë Heappey.

Ndërsa, gjatë kësaj vizite, Mehaj do të takohet me autoritetet më të larta në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik.