SHPËRNDAJE

Senatori republikan nga Arizona, John McCain i ka bërë thirrje Kongresit që të kthehet nga pushimi javën e ardhshme dhe t’i kryejë punët, të cilat nuk mund t’i kryejë presidenti amerikan Donald Trump, duke e quajtur Trumpin të papërvojë, të painformuar dhe impulsiv.

“Ne duhet ta respektojmë autoritetin e tij dhe obligimet kushtetuese. Ne mund të bashkëpunojmë me të. Por ne nuk jemi vartësit e tij. Ne nuk i përgjigjemi atij, ne i përgjigjemi popullit amerikan”, thuhet mes tjerash në një shkrim të senatorit McCain të botuar në të përditshmen “Washington Post”.

Nuk është befasi që Senatori Mccain ka një qëndrim të tillë ndaj Presidentit Trump. I çuditshëm nuk është as fakti që gjithë këtë, Mccain e shprehi publikisht, me anë të një kolumne.

Senatori nga Arizona disa herë pati kundërthënie në Senat me të parin e SHBA’së që nga inaugurimi i tij.