SHPËRNDAJE

Shkruan: Fadil Maloku

 

1.Sondazhet e paverifikuara shkencorisht,që mund të përdorën nga cilido subjekt politik, në prag të fushatave zgjedhore janë vetēm”arsenal” bllofi që provohen të përdorën si mjet propagande dhe si formë presioni, në adresa të gabuara. Themi kështu, ngase, sondazhet parazgjedhore nuk lënë aspak përshtypje se po bëhen për qëllime animimi dhe senzibilizimi…! Pra,sondazhet e tilla, çka është më interesant, nuk i dedikohen ekektoratit të vetë, apo publikut të gjerë, por, subjekteve tjera konkurruese, duke dashur kështu (gabimisht) përmes “alibisë” makiaveliste të sondazhomanisë të demonstrojnë “rritjen” e tyre enorme!

2.Duke harruar kështu, që të njejtit elektorat (publik) nuk i bëjnë aq shumë përshtypje “kauzat” e psh.; asociacionit, e dialogut (lexo; negocimit) me Serbinë, por, kauzat; sociale të nepërkëmbjes së dinjitetit, papunësisë, krimit, korrupsionit, e sidomos varfërisë së pahetueshme! Që është një gabim i qëllimshēm dhe i përsëritshëm

2.1. I qëllimshëm, sepse mesazhi i këtyre sondazheve të porositura partiake të punuara tejet jo profesionalisht (paramendone sondazh me 1500€, që as për letër s’mjaftojnë!?) e tejet jo shkencorisht (nuk përfillen kriteret elementare shkencore; mostra e metodologjia) po shihet që nuk ka për qëllim detektimin dhe skanimin e rejtingut politik, por, mashtrimin pēr kinse rritjen enorme të simpatisë së elektoratit…

2.2. I përsëritshëm, ngase, këto sondazhe pretendojnë apo synojnë kinse ta “demoralizojnë” subjektin kundërshtar, ndërkaq, me gjitha këto të meta arrijnë kundërefekte! Sepse, duke dërguar mesazhe bllofi pra, të rrejshme tek kundërshtarët e vetë ideologjik apo politik, ata vetëm sa e rimobilizon atë! Duket shumê fëmijërore puna e këtyre matrapazëve të rritur, sepse, boossave partiak, sondazhën e tyre ua shesin si të vërtetë, e ata pastaj kundërshtarëve politik, e kundērshtarët…
3. Sondazhet e mirëfillëta sociologjike, partitë serioze politike nuk i “reklamojnë” asnjëherë. Këtë s’e bëjnē as ndaj kundërshtarëve të vetë politikë – përkatësisht ideologjik, e as ndaj elektoratit, përkatësisht publikut të gjerë, por, e bëjnë për konsum të btendshëm partiak. Janë shumë arsye, se përse veprohet kështu;

3.1.Nuk dëshirojnë të zbulojnë fare as potencën, e as fuqinë e ndikimit real në publik, shkaku i mistifikimit dhe konzervimit të kësaj fuqie e ndikimi…

3.2.Dëshirojnë që vetëm ata ta posedojnë “fotografimin” e gjendjes reale, në mënyrë qē saktësisht strategët partiak të din të ndërmarrin hapat preventiv…

3.3. Por, edhe shkaku se sondazhet (sado profesionale dhe shkencore) janë vetëm një “selfie”…. momentale e disponimit të publikut, për një proces, dukuri apo fenomen social, politik, ekonomik, etj. e jo një përgjigje e sigurt për rejtingun e një subjekti politik. Sepse, ai disponim di të ndryshoj me “shpejtësi drite”, edhe nē prag tē ditēs sē votimit…