SHPËRNDAJE

Shkruan: Jahja Lluka

 

 

Vendlindja e njërit prej burrështetasve më të mëdhejnë shqiptarë të shek.XIX ishte Gjakova.

Në histori njihet si themelues i veprës “Projekti i Ushtrisë Shqiptare” për tu bërë njëri nga strategët më të njohur dhe diplomat i arrirë në qarqet ndërkombëtare.

Kur Napoleon Banaparta preku fundin e tij si perandor pas krijimit të” Lidhjes së Shejtë” ngjarjet tronditëse në kontinentin e lashtë reflektuan në perceptimin ndaj jetës për Sylejmanin.

Fati i shumë popujve të Evropës shkruhej në vulën e gjakut dhe të barutit dhe për këtë Sylejmanin nuk e lente të qetë vuajtja e popullit të tij.Nga gjithë këto ngjarje të pandërprera që kapluan kohën e tij, ai kishte një qëllim të vetëm ruajtjen e kombit shqiptarë nga zhdukja pasi që Rusia dhe Turqia ende ishin superfuqi dhe bënin kalkulime mbi kokat e shqiptarëve.

Në moshë shumë të re bëhet pjesë e Lëvizjes së Kallfëve, për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë,për të vazhduar pastaj me aktivitetin kundër shfrytëzimit dhe shtypjes që i bëhej popullit shqiptar nga pushteti qendror Osman, me mbështetjen e Fuqive të Mëdha.

Reformat e përcaktuara nga pushteti Osman nuk njihnin asnjë të drejtë fetare dhe kombëtare ndaj shqiptarëve,përkundrazi bënin ç’mos që t’i shkombëtarizonin ata.Për këtë gjë Sylejman Vokshi ishte aktiv në konfliktin shqiptaro-osman prej vitit 1839 e cila njihet si periudha e Tanzimatit.

Lufta e tij e vazhdueshme kishte një qëllim të vetëm, bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet autonom të vetëm. Qëndresa e tij e palodhshme e bëri Vokshin një ndër personalitetet më të mëdha jo vetëm ndër shqiptarë por edhe më gjërë. Kështu Kriza Lindore dhe Traktati i Shën Stefanit bënë që Vokshi me atdhetarët tjerë shqiptarë të nisin krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizatë me karakter mbarëkombëtar në rrafshin, ushtarak,politik, pushtetor dhe kulturo-arsimor.

Ç’ështjen e shtetit shqiptar autonom si dhe kërkesat e saj Lidhja e Prizrenit përveç Portës së Lartë të sulltanit, i shtroi edhe para Kongresit botëror në Berlin ku merrete pjesë gjithë diplomacia ndërkombëtare. Në luftën e tij të pakompromis ndaj forcave feudale çifligare dhe Lidhjes së Myslimanëve të Vërtetë a Fraksionit të sulltanit, Partisë së Portës, në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar të Lidhjes në Prizren Sylejman Vokshi nuk ndaloi.

Ky konflikt i hapur e i pakompromis, çoi në vrasjen e prijësit Abdullah pashë Drenit dhe të mareshalit Mehmet Ali pashë Maxharri, misionar i sulltanit, që kishte ardhur të vinte në jetë vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit për cungimin e viseve shqiptare. Fraksionit të sulltanit, Partisë së Portës, në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar të Lidhjes në Prizren Sylejman Vokshi nuk ndaloi.

Ky konflikt i hapur e i pakompromis, çoi në vrasjen e prijësit Abdullah pashë Drenit dhe të mareshalit Mehmet Ali pashë Maxharri, misionar i sulltanit, që kishte ardhur të vinte në jetë vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit për cungimin e viseve shqiptare.

Veç tjerash dhe në luftën ndaj malazezëve në Plavë dhe Guci, Hot e Grudë u vunë në pah aftësitë luftarake dhe komanduese të Sylejman Vokshit me trimat tjerë shqiptarë.

Si hartues i veprës “Projekt i Ushtrisë Shqiptare”, burrat e Lidhjes së Re e zgjodhën shef të Seksionit Ushtarak me cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes e të Kryekomandantit të Ushtrisë.

Figura e tij mbetet madhështore duke i dhënë lavdinë dhe sa ishte gjallë.Sa ishte Vokshi Malësia e Gjakovës u shndërrua në kështjellë të pathyeshme për armikun.

Përpjekjet e tij për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe gjuhës shqipe shënojnë një kthesë historike, ai shkollën shqipe e shihte si tempull të formimit e të edukimit atdhetar. Vepra e tij i takon përjetësisë duke u bërë frymëzim për brezat.