SHPËRNDAJE

Njohësit e ekonomisë thonë se në Kosovë mund të ketë krizë ekonomike nëse nuk ka ndërhyrje për disa muaj.

Për të gjashtën herë me radhë në Kuvendin e Kosovës  nuk ia dolën ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Pavarësisht gjendjes ekonomike në vend, deputetët nuk po ngrisin dorën që ky projektligj të kalojë.

E situata ekonomike po del të jetë aspak e mirë.

Sipas raportit të Bankës Botërore faktor për këtë rënie është pandemia.

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar rënie në eksportin e shërbimeve dhe zvogëlim të investimeve dhe konsumit, punësimi pritet të ulet ndërsa varfëria të rritet. Rimëkëmbja pritet të jetë më e ngadalshme sesa është parashikuar më herët, meqenëse pandemia po zgjat më shumë duke penguar kështu rritjen ekonomike në vitin 2021.

Për ketë çështje T7 ka provuar të kontaktojë edhe kryetarin e Odës Ekonomike Berat Rukiqin por që i njëjti ka qenë i pa qasshëm.

Megjithatë Rukiqi me anë të një postimi ne facebook tha se që nga shfaqja e pandemisë dëmi në ekonominë e vendit është mbi 1 miliard euro .
E deri në fund të vitit sipas tij pa vende pune mund të mesin rreth 30 mijë persona.

Kurse profesori universitar Driton Qehaja ,tregon se në çfarë gjendje është Kosova aktualisht dhe thotë se nëse nuk merren masa mund të shkohet në një krizë financiare.

Qehaja thotë se njëri ndër faktorët kryesor e rënies ekonomike është mos ardhja e diasporës.

Sipas Qehajës  faktorë tjetër në rënien ekonomike është edhe mosekzekutimi I projekteve kapitale.