SHPËRNDAJE

Në Kroaci situatat idilike mund të ndryshojnë shumë shpejt. Në ditë të mira rezortet e saj të pushimit janë një parajsë e vërtetë për notarët dhe detarët.

Por vetëm disa kilometra në brendësi të vendit ka terrene malore ku stuhitë e erës janë të fuqishme.

Përveç kësaj, këtë verë edhe zjarret ishin një rrezik më shumë për këtë zonë, shkruan “The Economist”, transmeton “Zëri”.

Një re e errët dhe e stuhishme ka mbuluar botën e biznesit të këtij vendi dhe ka shumë mundësi që të përhapet në të gjithë rajonin, duke zvogëluar optimizmin e nxitur nga shifrat e larta të turistëve dhe shenjat e një rimëkëmbjeje me ritme të shpejta.

Kjo situatë shoqërohet edhe me rënien në duart e shtetit të njërit prej rrjeteve më të mëdha të industrisë ushqimore dhe të shitjeve me pakicë, klientët dhe kreditorët e së cilës janë ende në pritje për ta mësuar shkakun që e çoi këtë kompani drejt shkatërrimit.

“Agrokor” ishte shqetësimi më i madh privat në Kroaci dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo kishte krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme mes shtetit dhe biznesit që të çon prapa në kohë, në Jugosllavinë komuniste dhe pasojat e saj.

Themeluesi i saj, Ivica Todoriç, jeton në një kështjellë. Ai ishte një mik i Franjo Tuxhmanit, presidentit nacionalist që udhëhoqi kroatët drejt pavarësisë. Me 700 supermarkete konsumi në Kroaci “Agrokor” gjendet jo vetëm në çdo cep të atdheut të tij, por në të gjithë rajonin.