SHPËRNDAJE
Refulling car tank on puming station

333 biznese janë në Kosovoë që zhvillojnë tregti me derivate me gjithsej 539 pika të shitjes. Prej të cilave me arka fiskale janë të pajisura vetëm 258 pika të shitjes apo 48%.

Pra 52%, apo 281 pika tjera shitëse të derivateve operojnë pa arka fiskale, raporton lajmi.net

Në raportin e Auditorit, thuhet se Administrata Tatimore e Kosovës këtë e ka arsyetuar me problemet që janë përbaullur me refuzimet e biznesee që t’i marrin këto arka për shkak të çmimit të lartë.

“Sipas shënimeve të ATK-së, nr.i bizneseve në Kosovë që zhvillojnë tregti me derivate është 333, me gjithsej 539 pika të shitjes. Prej këtij numri me arka fiskale janë të paijisura 258 pika të shitjes, ose 48% e tyre, ndërsa 281 pika të shitjes, ose 52% edhe më tutje operojnë pa arka fiskale. Sipas ATK-së vështirësitë me të cilat janë ballafaquar në përmbushjen e kësaj objektive ishte refuzimi i bizneseve për tu pajisur me arkën fiskale për shkak të çmimit të lartë. Megjithatë, në vitin 2016 ishte licencuar edhe një operator për shitjen e Paisjeve Elektronike Fiskale (PEF), dhe se kjo kishte ndikuar në uljen e çmimit dhe në rritjen e interesimit të bizneseve për të pajisur me PEF”, ka gjetur Auditori në ATK.

Problem kyç nga ky raport është edhe mos-harmonizimi i të hyrave të ATK-së me Thesarin. Sipas të dhënave të auditorit, diferenca e të hyrave sipas Thesarit dhe sipas kontabilitetit të ATK-së është rreth 7 milionë euro.

“Zyrtarja e të hyrave nuk kishte bërë barazime të rregullta mujore, mirëpo barazimet me Thesarin ishin bërë në periudha tremujore dhe se në asnjë nga këto raporte të barazimeve nuk ishin dhënë shënime sqaruese sa i përket mosbarazimit ndërmjet kontabilitetit të ATK-së dhe të dhënave nga Thesari. Sipas Thesarit, në fund vitit 2016 të hyrat ishin 386,385,187€, ndërsa sipas kontabilitetit të ATK-së të hyrat ishin 378,881,474€, me diferencë 7,503,713€. Kjo diferencë rezulton nga vonesat e shkaktuara me rastin e procedimit të pagesave në kontabilitetin e ATK-së”, thuhet në raportin e Auditorit për Administratën Tatimore të Kosovës.

ATK-ja është treguar e ngathët edhe në kontrollimin e bizneseve të çregjistruara. Auditori ka evidentuar tri biznese të cilat pas çregjistrimit në ndryshimin e formës, kanë zhvilluar aktivitetet biznesore në kuadër të biznesit, duke lëshuar fatura dhe realizuar të hyra nga Buxheti i Kosovës në vlerë prej 13.600 euro.

Edhe në këtë institucion theksohet si prioritet i lartë numri i pozitave menaxhuese që mbahen nga Ushtruesit e Detyrës.