SHPËRNDAJE

Bankierët nga e gjithë bota kanë nisur kurse në Universitetit e Oksfordit në teknologjinë financiare, strategjinë e kriptovalutave, algoritmet tregtare, inteligjencën artificiale dhe lëndë të tjera të së ardhmes para se robotët të marrin punën e tyre.

Më shumë se nëntë mijë njerëz, mesatarisht të moshës 39 vjeç kanë marrë kurset e hapura në internet nga Shkolla e Biznesit Saïd në Universitetin e Oksfordit në më pak se dy vjet.

Inteligjenca Artificiale pritet të gjenerojë 300 miliardë dollarë nga kursimet e kostos deri në vitin 2030, pjesërisht përmes shkarkimit ose ri-përcaktimit të më shumë se 1.3 milionë bankierëve. Pra, frika e bankierëve për t’u zëvendësuar nga robotët janë të bazuara mirë.