SHPËRNDAJE

Kompania amerikane e aeroplanëve Boeing, po e humb pozitën e të qenit prodhuesi më i madh i avionëve në botë, pas një rënie prej 37 për qind në shitjet, për gjysmën e parë të vitit.

Rënia ndodhi shkaku i debateve të zgjeruara për aeroplanët e saj më të shitur 737 MAX, dy prej të cilëve u rrëzuan për një periudhë të shkurtë kohore, duke lënë të vrarë 346 persona.

Shifrat tregojnë se shitjet e Boeing, ka të ngjarë të bien pas kompanisë rivale evropiane Airbus, për herë të parë në tetë vjet, përcjell Telegrafi.

Administrata Federale e Aviacionit Federal të SHBA-së, javën e kaluar zbuloi një problem të ri me avionët MAX, duke vonuar kthimin e aeroplanëve në përdorim deri në fund të shtatorit dhe ndoshta duke shtuar kostot për Boeing.

Në fillim të muajit korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtuan më shumë produkte të Bashkimit Evropian në një listë të mallrave që mund të godiste sërish me tarifa hakmarrëse, në një mosmarrëveshje të gjatë mes të Boeingdhe Airbus.