SHPËRNDAJE

Kompanitë e britanike janë të shqetësuara rreth BREXIT-it që nga vendimi i referendumit në vitin 2016 për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Një sondazh i zyrtarëve të lartë financiar dëshmon se kompanitë nga Britania e Madhe kanë në plan të ulin investimet dhe punësimin.

Sondazhi i kryer nga Deloitte zbuloi se 83 për qind e drejtuesve besonin se largimi nga Bashkimi Evropian do të dëmtonte mjedisin e biznesit afatgjatë të vendit, ndërsa vetëm 4 për qind thanë se ishte një kohë e përshtatshme për të marrë rrezikun e bilancit, që është përqindja më të ulët që nga falimentimi i bankës Lehman Brothers në vitin 2008 ku dhe ndihmoi në nxitjen e krizës financiare.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, ekonomia e Britanisë së Madhe është ngadalësuar ndjeshëm pas një fillimi të fortë nga fillimi i vitit 2019, kur kompanitë nxituan të përgatiten për në muajin mars.

Sondazhet e botuara javën e kaluar sugjeruan se ekonomia u tkurr në tremujorin e dytë dhe guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, paralajmëroi se rreziqet do të vijnë në rritje nga një BREXIT pa marrëveshje dhe nga një përshkallëzim i tensioneve tregtare në ekonominë botërore.

Kompanitë britanike shkurtuan investimet gjatë gjithë vitit 2018 duke ngritur shqetësime në lidhje me ndikimin afatgjatë të krizës së BREXIT-it në ekonominë e vendit.

Sondazhi i Deloitte u bazua në përgjigjet e 79 zyrtarëve të lartë financiar, duke përfshirë 48 nga 350 kompani të FTSE-së dhe u zhvillua ndërmjet 12 dhe 28 qershorit.