SHPËRNDAJE

Samiti tradicional i ministrave të financave, guvernatorëve dhe drejtorëve të administratës tatimore të rajonit me temë “Stabiliteti financiar i rajonit në mjedisin e ri botëror”, të organizuar nga e përjavshmja e Beogradit NIN, sot po mbahet në Budva. Ministrat e financave kanë diskutuar për rritjen e shpejtë ekonomike.

Darko Radunoviç, ministri i Financave i Malit të Zi, ka thënë se Qeveria e Malit të Zi ka filluar zbatimin e masave rreth taksave, por se tani do të ketë edhe masa shtesë prej rreth 117 milion euro. Këto janë rritja e akcizës për cigaret dhe futja e akcizës për qymyr, rritja e akcizës për alkoolin, dhe rritja e TVSH-së nga 19 në 21 për qind. Ai theksoi se janë reduktuar shpenzimet për përfitime sociale.

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se situata financiare në Kosovë deri në vitin 2014 ishte shumë e vështirë, por që nga viti 2014 e tutje, situata në Kosovë mund të shërbejë si shembull në fushën e reformave, raporton Anadolu Agency (AA).

Dusan Vujoviç, ministri i Financave i Serbisë, duke folur për gjendjen financiare, tha se plani i ministrisë ishte që të përfundojë në fund të majit të këtij viti.

Jelka Miliçeviç, ministre e Financave e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, shprehu kënaqësinë për disa zhvillime në fushën e financave në BeH, rritjen e numrit të punësuarve, si dhe numrin e bizneseve të reja.