SHPËRNDAJE

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndarë mirënjohje për për Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) kontributin në ngritjen dhe zhvillimin zhvillimin profesional të pjesëtarëve të saj.

Oda Ekonomike Kosovës në kuadër të projektit të partneritetit për arsim profesional ka përkrahur zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së.

Zhvillimi profesional është organizuar në bashkëpunim me partnerin strategjik Odën Zejtare të Dortmundit dhe shkollën “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, bën t5ë ditur OEK, nëpërmes një komunikate shtypi.

Zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së ka zgjatur 17 muaj, ku ata në fund kanë kryer me sukses ngritjen profesionale dhe janë pajisur me certifikate nga partnerët e projektit.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ne shenjë falënderimi ndau certifikate mirënjohje për Odën Ekonomike të Kosovës.