SHPËRNDAJE

I nominuari nga AAK për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës ka vizituar kompaninë e kultivimit dhe shitjes së frutave e perimeve “Luna” në Junik.

Me këtë rast ai ka thënë se prodhuesin dhe bizneset vendore i kemi vendosur si prioritet, duke ndërmarrë një varg masash mbrojtëse, që rezultuan me ngritje të cilësisë, shkruan GazetaDirekt.

Postimi i plotë:

Agroindustria e Kosovës po e zë vendin e respektuar në tregjet europiane. Shembull i mrekullueshëm është kompania e kultivimit dhe shitjes së frutave e perimeve “Luna” në Junik, investim nga diaspora. E themeluar nga Delvina Krasniqi, kjo kompani për një kohë të shkurtër ka arritur rezultate impresive, duke u shndërruar në njërin prej plantacioneve më të mëdha të kultivimit të frutave në vend. Familja Krasniqi ka në pronësi edhe kompanitë “German Plast” dhe “Joos Krasniqi”, për veprimtarinë dhe rezultatet e të cilave u njoftova nga pronari i tyre, Zenuni. Prodhuesin dhe bizneset vendore i kemi vendosur si prioritet, duke ndërmarrë një varg masash mbrojtëse, që rezultuan me ngritje të cilësisë, zgjerim të kapaciteteve dhe shtim të vendeve të reja të punës. Fuqia e Kosovës sipas konceptit 100% shtet matet me parametrat ekonomik, prodhimin vendor dhe konkurrueshmëri në tregun botëror.

RH