-1.9 C
Pristina
E martë, 26 Janar, 2021
Ballina EKONOMI Instat: Rritet lehtë import i makinerive dhe pajisjeve

Instat: Rritet lehtë import i makinerive dhe pajisjeve

SHPËRNDAJE

Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit arriti në 74.322 milionë lekë në periudhën janar-korrik të këtij viti, duke u rritur me vetëm 0.9 %, krahasuar me 7 mujorin e vitit 2016. Përgjatë 7-mujorit të vitit 2016 u importuan gjithsej 72,387 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

INSTAT: RRITET LEHTË IMPORTI I MAKINERIVE DHE PAJISJEVE

Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit arriti në 74.322 milionë lekë në periudhën janar-korrik të këtij viti, duke u rritur me vetëm 0.9 %, krahasuar me 7 mujorin e vitit 2016. Përgjatë 7-mujorit të vitit 2016 u importuan gjithsej 72,387 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia dhe Gjermania ishin partnerët kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie. Gjithsej nga Italia u importuan 19.564 1 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Nga Gjermania u importuan 14.631 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Ndërsa nga Turqia u importuan 4.281 milionë lekë makineri, paisje dhe pjesë këmbimi.

Fluksi hyrës i IHD-ve në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve. Për vitin 2016, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Shqipëria ka thithur më shumë investime te huaja krahasuar me vitin e kaluar, duke ruajtur këtë trend. Konkretisht, prej vlerës 890 milionë euro në vitin 2015, fluksi i IHD-ve në 2016 arriti në vlerën e 983 milione euro. Pra, kompanitë e huaja investuan në ekonominë shqiptare 10.5 për qind më shumë se një vit më parë.

Fokusi për zhvillimin e ekonomisë shqiptare do të mbetet tërheqja e investimeve te huaja direkte me prioritet në sektorët ku ekonomia shqiptare ka potencial të pashfrytëzuar si në aspektin e burimeve natyrore, ashtu dhe në zhvillimin e sektorëve që ende nuk janë, duke performuar me potencialin e tyre të plotë. Të tillë sektorë janë sektori i energjisë së rinovueshme, sektori i turizmit, sektori i agrobiznesit, sektori i infrastrukturës dhe ai i shërbimeve.