16 C
Pristina
E martë, 20 Gusht, 2019
Ballina EKONOMI Mënyra se si fiton para Facebooku

Mënyra se si fiton para Facebooku

SHPËRNDAJE

Facebook gjatë vitit 2017 gjeneroi më shumë se 40 miliardë dollarë të ardhura, ku rreth 90 për qind prej tyre erdhën nga reklamat. Kompania njoftoi se në tremujorit e dytë të 2018-së ka fituar 13.2 miliardë dollarë.

Krahas Alphabet, kompania që ka në menaxhim motorin e kërkimit Google, Facebook është sa gjysma e saj në tregun e reklamave dixhitale. Por ndryshe nga rivali i saj, që lejon reklamuesit të lidhen me konsumatorët përmes kërkimit të fjalëve, Facebook gjeneron të ardhura kryesisht nga reklamat e synuara dhe duke i përdorur të dhënat e përdoruesve.

Në një seri skandalesh që datojnë nga muaji mars i 2018-së, Facebook ka rrezikuar të dhënat, privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve duke u dhënë kompanive ndërkombëtare qasje në të dhënat e tyre, shkruan Investopedia, përcjell gazeta Direkt.

Kohëve të fundit, New York Times raportoi se Facebook u dha disa kompanive mundësinë për t’u qasur në kontaktet e përdoruesve, mesazhet private dhe listat e miqve. Kompanitë e përfshira janë Netflix dhe Spotify, të cilat kishin qasje në mesazhet private të përdoruesve. Altaba, kishte qasje në përmbajtjen e publikuar nga miqtë e një përdoruesi, Amazon kishte qasje në emrat dhe kontaktet e miqve të përdoruesve dhe Microsoft përkatësisht motori i kërkimi Bing kishte qasje në emrat e pothuajse të çdo liste të miqve të përdoruesve të Facebookut.