SHPËRNDAJE

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me USAID-in të premten (5 korrik), do të organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta.

Ceremonia e nënshkrimit fillon në ora 10:00 dhe mbahet në fshatin Sekiraqë të Komunës së Podujevës, në kompaninë “Laberion”, e cila është njëra ndër përfitueset e granteve.

Në këtë organizim do të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus, përfituesit e këtyre granteve, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Kujtojmë se Ministria e Bujqësisë më 22 maj ka hapur periudhën për aplikim për disa nga masat mbështetëse për këtë vit, përmes granteve investive për fermerët në gjithë territorin e Kosovës.