SHPËRNDAJE

Ministria e Administratës Publike i ka dhënë tender në vlerë prej 1 200 000 euro një kompanie të Maqedonisë. Tenderin e ka fituar kompania “Microsoft DOOEL” nga –Shkupi, shkruan portali Infokusi.

Kjo ka qenë kompania e vetme në garë. Në dosjën e tenderit shihet se ofertën për të marrë pjesë në këtë tender e ka tërhequr vetëm kompania “Microsoft DOOEL”. Çmimi i ofertuar është fiks 1 200 000 euro dhe kjo kompani edhe është shpallë fituese e tenderit. Kohëzgjatja e tenderit është 3 vite.

Data e inicimit të aktivitetit të prokurimit është bërë me 20.01.2017, data e hapjes së tenderëve 24.03.2017, data e publikimit te Njoftimit te dhënies së kontratës 23.05.2017 dhe nënshkrimi i kontratës me 27.06.2017.

Platforma e Interoperabilitetit është ndërveprim i sistemeve elektronike të institucioneve të Kosovës, me të cilën synohet integrimi dhe shkëmbimi i të dhënave të sistemeve të ndryshme elektronike në mënyrë automatike.

Kjo platformë është paraparë të krijohet në Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar.