SHPËRNDAJE

Kolonat në Merdare janë të gjata ku udhëtarët janë të detyruar të presin me disa orë për të dalë nga territori i Kosovës.

Sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Punëve të Brendshme, pika kufitare në Merdarë është më e frekuentuara në dalje nga qytetarët e Kosovës, e sidomos nga bashkatdhetarët të cilën janë duke u kthyer në vendet e BE-së.

Sipas të dhënave, kolonat e krijuara në Merdarë variojnë deri në dy kilometra, dhe pritjet janë mbi tri  orë.

Ndërsa në hyrje gjendja është stabile sepse nuk ka pritje më shumë se 20 min. /Indeksonline