SHPËRNDAJE

Ka filluar greva e Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, e paralajmëruar kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile.

Drejtuesit e FSP-PTK patën paralajmëruar se nëse vendimi për marrëveshjen me Z-Mobile nuk do të bëhej publike, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe shefi ekzekutiv i PTK-së se nuk do të vazhdohej, të njëjtit do të futeshin në grevë.

Kjo, sipas tyre, është edhe kërkesë që të mos lejohet vazhdimi i ekzekutimit të borxhit të Arbitrazhit për përmbarim.

Grevën e ka konfirmuar, kryeshefi i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj.

I njëjti beson se vendimi për 25 milionët nuk do të ekzekutohet, derisa me 23 korrik është formuar këshilli i grevave për organizimin e grupimin e punëtorëve.

Në faqen zyrtare të sindikatës, janë bërë publike edhe fotografitë e punëtorëve që momentalisht janë në grevë.

Dje u raportua në media se ka gjasë që të vazhdohet kontrata me kompaninë e Devollëve, Z-Mobile, derisa këta të fundit e kanë dërguar në përmbarim kompaninë publike Telekom për borxhin e arbitrazhit.

Të bashkuar rreth një qellimi. Fillon Greva.

Posted by Fsp-Ptk on Monday, July 29, 2019