SHPËRNDAJE

Tashme dihet që Instagrami nuk është vetëm për të publikuar fotografi.

Të gjithë VIP-at që kanë një numër të madh ndjekësish fitojnë nga publikimet e tyre dhe jo pak.

 


Sipas gazetës ‘Hopper HQ’ listën e kryeson Kylie Jenner, sipërmarrëse dhe personalitet televizive amerikane.

Ajo ka 112 milion ndjekës në rrjetin social ku për çdo shkrepje merr 1 milion dollar.

Në vendin e dytë është aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez.

Ish e dashura e yllit pop, Justin Biber ka në rrjetin social unstant 140 milion ndjekës dhe fiton për çdo foto vetëm 800 mijë dollarë.

Cristiano Ronaldo në vendin e tretë.

Ylli i ri i Juventusit me 137 milion ndjekës merr 750 mijë dollar për çdo foto.

Kim Kardashian personazh televiziv më i ndjekur dhe i përfolur mban vendin e katërt. Për çdo foto fiton 720 mijë dollar me 114 milion ndjekës.

Beyonce diva e muzikës e nominuar 62 herë për çmimin i Grammy Awards, mban vendin e pestë.

Ajo ka 116 milion ndjekës në instagram dhe fiton për çdo foto 700 mijë dollarë.

Në vendin e gjashtë aktori dhe ish mundësi që njihej me emrin sportiv ‘The Rock, Dawyne Johnson me 111 milion ndjekës fiton për çdo foto 650 mijë dollar.

Justin Bieber në vendin e shtatë.

Këngëtari ka ne rrjetin e Instagramit 101 milion ndjekës dhe për çdo foto fiton 600 mijë dollar.

Neymar, futbollisti brazilian në vendin e tetë me 100 milion ndjekës dhe fiton për çdo foto 600 mijë dollar.

Leo Messi mban vendin e nëntë.

Futbollisti argjentinas njëkohësisht dhe yll i Barcelonës ka në instagram 97.3 milion ndjekës dhe për çdo foto fiton 500 mijë dollar.

Kendall Jenner mbyll dhjetëshen e yje që fitojnë nga publikimet e fotove.

Ajo është një nga modelet me të paguara në botë.

Në rrjetin social Instagram ka 94 milion ndjekës ku për çdo foto qe publikon fiton 500 mijë dollar.