SHPËRNDAJE

Këngëtarja Adelina Berisha është akuzuar për mashtrim nga një ish pronar i një klubi të natës në Tiranë.

Vin Cara e akuzoi këngëtaren për mosdhënie të parave, të cilat sipas tij janë në formë të borxhit.

Por, burime afër këngëtares, kanë treguar për Syri.net Kosova që paratë nuk janë dhënë në formë të borxhit, ka qenë avanc i tri koncerteve të cilat nuk janë mbajtur.

“A kthehet kopari (avansi) i koncerteve që nuk janë mbajtur? Të gjithë në botë e dinë që ato para që jepen si avans nuk kthehen. Personi në fjalë ka shtruar presion mbi këngëtaren duke shkuar në koncerte për t’ia kërkuar paratë. Të gjithë në botë e dinë që ato para që jepen si avans nuk kthehen” janë fjalët e thëna!