SHPËRNDAJE

Adele i thotë lamtumirë SHBA-së, këngëtarja 29-vjeçare është gati të kthehet në Angli për të rritur djalin e saj. Këngëtarja duhet të heqë dorë nga shtëpia e mrekullueshme, prej 7.4 milionë dollarësh, në Beverly Hills. Adele dëshiron që të kalojë edhe më shumë kohë pranë miqve dhe të afërmve.

Sipas një burimi, këngëtarja mendon që Los Angeles nuk është vendi që imagjinonte dhe dëshiron të rikthehet në Angli ku ka familjen dhe miqtë e saj, të gjithë shumë të rëndësishëm për të./GazetaDirekt.com