SHPËRNDAJE

Adelina Ismailin, së fundmi jemi duke e parë në rolin e moderatores në emisionin e saj “Tête-à-tête me Adelinën”.

Në programin e saj, ajo po fton figura të ndryshme të jetës politike, artit e kulturës në Kosovës, por edhe më gjerë, përcjell GazetaDirekt.

Pasi që tani më është pjesë e ekranit, ajo duhet të kujdeset shumë për pamjen dhe paraqitjen e saj.

Në një foto të publikuar nga diva kosovare, ajo tregon hiret e saj nga një sallon bukurie. Por, në atë postim nuk ka munguar as reagimi i motrës së saj, Zanfina Ismaili.

“Gjithçka duket përfekte tek ti”, ka bërë koment Zani, te fotoja e motës së saj./GazetaDirekt/