SHPËRNDAJE

Ai është një artist që falë këngëve që ka sjellë deri tani është mirëpritur në tregun muzikor shqiptar. Po flasim për këngëtarin Adriatik Bejko i cili sapo ka lançuar projektin e tij më të ri me titull “Shoqëria”  i cili duket se që në ditët e para të prezantimit të tij është pritur mjaft mirë. Vetë këngëtari e ka prezantuar me shumë dashuri këtë projekt për të cilin kanë bashkëpunuar emra të njohur në rrafshin muzikor shqiptar.

Ai përbri linkut të klipit shkruan ” Mirmbrema miq, dua të falënderoj përzemërësisht bashkëpunëtorët që bënë të mundur realizimin e projektit tim më të ri “Shoqëria”

Teksti: PANDI LAÇO
Muzika: DE VOX
Video: DANIEL DERVISHI
Lighting:BENI DETI
Falenderime për BAR REPUBLIKEN,BARDHI POJANI,BLERTA BELLIU,DJ KOSTIKA
Falendërime edhe për të  gjithë miqësinë time për mbështetjen”:- ka mbyllur falendërimet këngëtari. Është me vend të theksohet se kjo këngë është pritur mjaft nga ndjekësit e këngëtarit dhe ritmeve folk, por më tepër ju ftojmë ta shikoni edhe vetë klipin në linkun më poshtë:

 

https://www.youtube.com/watch?v=EAYzRQh88X4