SHPËRNDAJE

Jessica Alba dhe Cash Warren priten të bëhen prindër për herë të tretë. Aktorja 36-vjeçare ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit për të zbuluar lajmin e bukur se ajo është në pritje të një tjetër fëmije me bashkëshortin e saj producent.

Ajo ka postuar një video të ëmbël me dy vajzat e saj, të shoqëruar me mbishkrimin: “Cash Warren dhe unë do të shtohemi me një tjetër fëmijë. E bekuar”. Jessica dhe Cash janë aktualisht prindër të dy vajzave, Honor 9-vjeç dhe Haven 5-vjeç./GazetaDirekt.com

https://www.instagram.com/p/BWql8eXBX-D/?taken-by=jessicaalba&hl=en