SHPËRNDAJE

Është një nga aktoret më të mira shqiptare.

Eliona Pitarka e ka marrë një pyetje në Instastory, gjë që e ka bërë të shkruaj më pas përgjigjen, duke e bërë publikisht këtë gjë, shkruan GazetaDirekt.

Më poshtë, mund të kuptoni se përse është e lumtur Eliona.

 

View this post on Instagram

 

Pashe kete mesazhin ketu e doja te shkruaja disa rreshta.Me besoni kurre po kurre nuk do shtirem sikur po jetoj nje jete tjeter ne realitet e nje tjeter ketu ne instagram! Eshte e demshme, eshte sfilitese dhe shume e gabuar! Fatkeqesisht njoh persona qe mundohen te tregohen si njerez pa komplekse , te lumtur e te kenaqur me jeten e tyre neper postime kur realisht kane probleme me vetebesimin, nuk jane te lumtur e te plotesuar! Eshte shume here me mire te flasesh per problemet e tua,per pasigurite, komplekset e cdo gje tjeter. Çelesi i lumturise time eshte shijimi i cdo gjeje te vogel e ne dukje te parendesishme! Une shijoj jeten, shendetin, familjen time, personin e zemres. Nese keto qe jane thelbesore jane ne rregull, nuk ka asnje gje ne bote qe me prish humorin e terezine, nuk ka asnje gje ne bote qe me tundon ose ben te mendoj perse nuk e kam edhe une kete ose perse nuk e kam ate,perse ai/ajo paska kaq shume para e ben jete luksi e une jo! Koha ka treguar qe ato nuk te sjellin lumturine , te pakten mua jo! Ndonjeherë ne jete nuk i vleresojme gjerat qe kemi apo qe jane perreth nesh. Kompleksohemi, kerkojme lumturine ne gjera materiale, e kerkojme tek nje pale pushime te shtrenjta, tek nje veshje mijera euro! E cfare ka me te bukur sesa te eksplorosh nje plazh te boshatisur duke ecur neper pyll e me njeren dore mban termusin me pije e ushqime e doren tjeter te mberthyer fort pas njeriut tend te zemres ? E cfare ka me te bukur sesa atje te jeni vetem ju e te shijoni njeri tjetrin ? Kete kam qene duke bere une ate dite ne kete foto! ( Nuk e tregoj plazhin se dua te mbetet i imi ) Dhe sic thote ai mesazhi qe me ka ardhur, reflekton lumturia e paqja ime !Ja pra prandaj jam realisht e lumtur e shijoj cdo te mire qe me ka dhene zoti e jeta! Falenderuese dhe e bekuar! ❤️

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on