SHPËRNDAJE

Ai është një reper vërtetë me stil e i veçantë dhe pak ditë më parë lajmi ishte se ALB1 po përgaditet për një super projekt. Dhe ja ku ka ardhur e që në start po pritet mjaft mirë kënga e tij më e re me titull ” All eyes on me”. ALB1 apo si quhet Albert Gashi ka sjellë këngë të bukur me video nga RD Photography dhe duket se reperi me origjinë nga Suhareka por që jeton në Zvicër është rikthyer më i fortë se kurrë. Mësojmë se ai ka arritur të realizojë kontratë me Acromax Media për bashkëpunim muzikor e kënga më e re me emrin e tij artistik mund ta gjeni e ta dëgjoni pasi ia vlen në kanalin e Arkiva Shqip.