SHPËRNDAJE

Ajo është një artiste e hiteve të njëpasnjëshme e si duket kjo periudhë jo e mirë nga virusi atë se ka stepur aspak. Po flasim për këngëtaren Alida Duka, ku ka gati një super baladë që do të publikohet të hënën e 18 Janarit. Kënga është në bashkëpunim me artistin me origjinë turke por që ka lindur dhe jeton në Gjermani Mo43.

Mësojmë se kjo këngë do të ishte për album por vendosën që ta nxjerrin single. Në fakt mezi pritet të publikohet pasi ky projekt është taman për këtë kohë dhe do të ketë një super videoklip xhiruar në Zvicër. Kënga është punuar nga JK Record’s dhe me beats nga Stine dhe do të quhet “A ke”.

https://www.facebook.com/Alida.Duka/videos/3628885057159791/