SHPËRNDAJE

Një super projekt dhe një këngë që i mungon kësaj kohe jo të mirë e që sjell ritëm e plot ngjyra. Ky është projekti i artistes së shumë hiteve shqiptare Alida Duka që mban tutillin “Havana-Love” në bashkëpunim me Eduard De La Roma i cili nihet me hitin Dubai-Dubai ft Adrian Minune. Alida vjen më energjike se kurrë dhe mjaft e zgjuar për këtë duet ku projekti vjen nga TECHPRO Beats punuar në Romë nga Gazu & Stine. Kjo këngë që sapo është publikuar me një super video ia vlen të dëgjohet duke parashikuar një super hit.