SHPËRNDAJE

Ajo nihet për muzikën e saj por mbi të gjitha për pasionin që ka si drejtuese e autobusave ku ajo e ushtron si profesion në Gjermani. Kjo është Antigona Bajrami, e cila që fëmijë ka emigruar në Gjermani e me origjinë është nga Peja. Ne mësojmë se ajo ka shumë oferta për të qenë imazh i agjensive të linjave të autobusave Gjermani- Kosovë ku fotot e fundit ajo shikohet se është në timon të kompanisë “Fidani Tours” dhe pritet që ajo një ditë ti japë autobusit si shofere për të sjellë bashkëudhëtarët në vendlindjen e tyre, por kjo mbetet ende suprizë.

Por Antigona kurrë nuk e harron dhe hobin e muzikës që i kordinon mjaft mirë e ku ka shumë ftesa për të kënduar, ndërsa ëndrra e saj është një ditë të realizojë diçka të bukur në vendlindjen e saj se mendohet të jetë ose në pasionin e saj për autobusë ose për hobin e muzikës e këtë duhet ta presim deri sa ajo të na e sjellë këtë më konkretisht.