SHPËRNDAJE

Prej disa muajsh tashmë Arbenita Ismajli dhe Fero janë kthyer në çiftin më të preferuar për publikun shqiptar.

Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku publikojnë foto e video nga më të ndryshmet si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga ajo personale dhe kurrsesi nuk mungojnë as deklaratat e ëmbla të dashurisë.

Dje modelja ka ndarë me të gjithë një foto të papublikuar më parë të reperit nga fëmijëria.

Ai shfaqet i veshur me rroba të gjera dhe është pozicionuar si një reper. “I lindur për të qenë reper”, shkruan Arbenita krahas fotos.

Mesa duket talenti i partnerit të saj për muzikën me të cilën po korr sukses ka nisur të shfaqet që në fëmijërinë e hershme.

Kujtojmë se dy të dashuruarit e mbështesin njëri-tjetrin në çdo projekt dhe shpesh dedikojnë fjalët më të ëmbla.