SHPËRNDAJE

Këngëtarja Ariana Grande, ka vizituar disa vajza të vogla të cilat janë lënduar nga sulmi terrorist në Manchester.
Jaden Farrell-Mann, është njëra prej tyre e cila pësoi thyerje të të dy këmbëve gjatë shpërthimit në stadium, ku mbetën të vdekur 22 persona.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ariana ka vizituar edhe Evie Mills 14 vjeçare e cila u lëndua në këmbë dhe në gjoks.
Grande nesër do të mbaj një koncert bamirësie për nder të viktimave që humbën jetën në koncertin e saj.
Burime të DailyMail bëjnë të ditur se biletat e saj janë shitur për vetëm 10 minuta. / KultPlus.com