SHPËRNDAJE

Ai është një artist për të cilin kemi shkruar shpesh për artin e tij por që tashmë lajmi fokusohet në familjen e tij. Po flasim për Isuf Lani, ku mësojmë se në familjen e tij megjithëse në këtë kohë karantine ka një gëzim të madh pasi djali i tij Elmedini mbush 15 vjeç. E nëse do të pyesim se a po shkon ai në hapat e babait si muzikant, jo në fakt ai është një talent në futboll dhe është në Akademinë e Futbollit në Düsseldorf në Gjermani, ndërsa vijon shkollën fillore në klasën e 8-të. E ne e dimë se edhe megjithëse në këto ditë të izolimit surprizat dhe dhuratat nuk kanë munguar nga familja e tij, e ne u urojmë dhe 100 vite të lumtura dhe të bëhet një kampion në futboll.