SHPËRNDAJE

Qëllimi i tij ka qenë për paqe dhe muzika që nuk njeh kufinj apo shtet. Po flasim për artistit Tamim i cili ka sjellë një super projekt ku është një mix i këngëve të njohura në botë. Ai i sjell të interpretuara mjaft mirë e ku na bie në sy edhe kënga e artistes së njohur shqiptare Dafina Zeqiri e ku Tamin e këndon dhe e shqipton mjaft bukur. “International Mash Up 2” quhet ky projekt i këngëtarit që jeton në Kaliforni dhe ka bashkëpunuar sërish me Dj. e njohur shqiptar Dj.Adillo. Projekti sapo është publikuar dhe po pritet mjaft mirë ku ka dhe një klip të bukur.