SHPËRNDAJE

“Pikërisht 2 vjet më parë në festën që krijuat për 30 vjetorin tim u gjunjëzuat duke më kërkuar dorën time para meje e të gjithë të dashurve të mi. Ju ma rrëmbyet zemrëm time si një stuhi, e jeni njeriu më i mahnitshëm që kam takuar ndonjëherë, dhe mençuria, përulësia dhe sharmi juaj më bënë për vete. E sot dy vite më pas ne jemi më të fortë e më të lumtur se kurrë me një djalë të mrekullueshëm në krah, e të dua çdo ditë e më shumë. Të falenderoj se çdo ditë je kujdesur për mua si një Princeshë e të falenderoj që më ke zgjedhur kështu si jam, dhe ke dashur që ta ndash jetën tënde me mua”.

Ky është mesazhi i bukur dhe plot i ndjerë që pop stari Liza CH Holmberg shkruan në rrjetin e saj social, kur kujton propozimin e fejesës bashkëshorti i saj i ka bërë dy vite më parë. Tashmë çifti i njohur që jeton në Suedi kanë një princ të bukur në jetën e tyre. Këtë mesazh shumë të veçantë artistja e ka shoqëruar dhe me disa foto që ne po jua sjellim në vijim, ku duket lumturia e saj me mashkullin e jetës së saj.