SHPËRNDAJE

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të preferuara për publikun shqiptar, por edhe si këngëtare ka patur goxha sukses vitet e fundit. Duke e ditur mirë influencën e saj, moderatorja dhe këngëtarja përpiqet gjithmonë që të postojë gjëra sa më interesante në profilin e saj.

Luana është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan vazhdimisht me fansat foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private. Vera që lamë pas ishte shumë e suksesshme për moderatoren e cila ka publikuar disa projekte muzikore dhe ka realizuar koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Pasi nisi emisionin e saj, mesa duket Luana ka gati një projekt tjetër shumë interesant. Ajo i bëri të gjithë kuriozë ditën e djeshme me një video të postuar në Instagram. Luana shkroi se shumë shpejt do vijë me diçka të re dhe ndodh për herë të parë. “Kush e gjen çfarë?”, pyet moderatorja duke i bërë të gjithë kuriozë.

Epo emision e dimë që nuk është sepse aktualisht Luana po angazhohet me “Shiko kush luan”. Këngë gjithashtu nuk është sepse thekson që është hera e parë.

Mesa duket Luanën do e shohim së shpejti në një film. Këtë lë të kuptohet edhe emoji që ajo ka vendosur në këtë video, për më tepër është përfolur më parë se moderatorja do të marrë pjesë në një film shqiptar.