SHPËRNDAJE

Në këtë kohë ku e gjithë bota është izoluar nevoja për muzikë të mirë të qetëson shpirtin. E versionin cover të këngës “Qa me bo” e kemi dëgjuar disa herë, por ardhur me violinë e kënduar nga babë dhe bir si Adriatik dhe Arvanit Lota, vjen ndryshe dhe mjaft bukur. Adriatikun e njohim për muzikën dhe angazhimet e tij si këngëtar kudo, por pinjolli i familjes djali i tij Arvaniti duket se është mjeshtër në violinë ndërsa vjen nga shkolla e violinës 7 vite, e tani vazhdon të mesmen për solokëndim. Ne mësojmë se ky cover me babain e tij është i pari ndërsa vetë kur ishte më i vogël ka këngë solo e si violinist ka shumë bashkëpunime me artistë të tjerë. Coveri ka nisur të pëlqehet mjaft,ndërsa publiku dhe ndjekësit duan që ata të dy të sjellin edhe një duet tjetër ku është tashmë në plan.