SHPËRNDAJE

Këngëtarja nuk ka dalë aspak e kënaqur nga labeli i cili kishte edhe të drejtat autoriale të këngës si dhe menaxhonte në fillimet e saj.

Ky label e kushtëzonte Bebe-në në publikimin e këngëve me pretekstin se kënga nuk ishte mjaftueshëm e bukur.

Ndërkohë këngëtarja ka shpjeguar në Twitter se kënga është një “diss” ndaj labelit të saj të kaluar dhe është plot me sarkazma dhe ironi. “E shkrova “The Way I Are” për labelin tim të kaluar, i cili nuk më lejoi të publikoja asnjë këngë sepse nuk kisha as pamjen e as zërin e një popstar-i”,- shkruan këngëtarja shqiptare në një status. Më pas ajo vazhdon: “Më vjen keq që nuk jam më e bukura. Nuk do të mund të këndoj kurrë si Whitney.