SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Ariana Grande dje mbajti koncert madhështor për nderë të viktimave të sulmit në Mançester që emocionoi të gjithë me atë performancë.

E prekur nga ajo që Ariana Grande kishte thënë para koncertit ishte edhe këngëtarja Bebe Rexha, shkruan lajmi.net.

Në Instagram, ajo ka publikuar një foto të Arianës në të cilën la një mesazh për të:

“Ajo çfarë ju keni bërë ishte kaq e bukur. Unë qava tërë kohën. Unë nuk kam asgjë, por respektin më të madh për ju. Fuqia e dashurisë dhe muzikës është magjike. Zoti ju bekoftë juve dhe të gjithë viktimave dhe familjeve të tyre. #DashuriaFiton” shkroi Bebe e emocionuar.

Kujtojmë që sulmi që kishte ndodhur në Mançester në koncertin e Ariana Grandes kishte lënë të vdekur 22 persona.