SHPËRNDAJE

 
Një këngë në nder të një prej figurave, që i dha aq shumë Kosovës dhe luftoi me gjithë zemër për ta parë atë të pavarur. Nuk ecim dot nëpër të nesërme, pa kthyer kohën nga e shkuara. Në një intervistë për “Gazeta Direkt” Ibrahimi vjen në një rrëfim për shpirtin, që i dha këngës në kujtim të Ibrahim Rugovën, për pritjen e ngrohtë që i bëri publiku, si dhe për projektet që ka në duar.
Bekim, vjen me një këngë për Ibrahim Rugovën, çfarë e solli një projekt të tillë?!

Po kam sjell tek publiku këngën e Ibrahim Rugovës, që e kam realizuar me shumë dëshirë dhe shumë emocione.
Unë ia kam kushtuar këtë këngë veprës së Rugovës, e cila është aq e madhe sa me një këngë vështirë të gjenden fjalët e së cilës mund t’i them me tekst.

Si u prit ky projekt? A gjeti ngrohtësinë e duhur në publik?

Projekti është pritur shumë mirë nga publiku jo vetëm në Kosovë, po nga të katër anët e botës, ku ka shqiptar që e vlerësojnë punën e Rugovës.

Cili është mesazhi më i bukur që ke marrë pas lançimit të këngës?

Ja mesazhet nga adhuruesit e muzikës sime. Daut Zhitia shprehet :

I nderuari dhe i respektuari Bekim Ibrahimi, ta uroj përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Çdo ditë të kujtoi dhe kam ndjesi të madhe ndaj teje duke dëgjuar himnin e ri, për të madhin Ibrahim Rugovën. Prandaj pranoni përgëzimet nga unë në piedestalin ma të lartë.
Sërish Daut Zhitia:
Sa herë ngrihrm në mëngjes nga disa herë e dëgjoj himnin e ri të shqiptarisë: “Oj legjend kombëtare”, dhe mbushem me mallëngjim për njeriun, që na e dhuroi Zoti, për të mirën e këtij populli, na e mori natyra para kohe, pasi nuk ia ditëm vlerën, nuk ditëm ta ruanim dhe mbetëm në qorrësokak. Prapë po theem Zoti na ndihmoftë!

Si duket pandemia nuk po ndikon në projektet e tua, a është edhe ky njësukses më vete?

Pandemia po pengon gjithë njerëzimin në botë. Unë nuk ndalem. Kam në duar projektet e rradhës.

Çfarë po zihet tani në planet afatshkurtra? Po ato afatgjata?

Në planet afatshkurtra, po zihet Covidi.
Në ato afatgjata do të ballafaqohet njerëzimi me pasoja të rënda nga pandemia.

Në fund, ke diçka për të shtuar?

Në fund të kësaj intereviste, falenderoj të gjithë bashkëpuntorët e projekteve të mia dhe të gjithë fansat, miqtë që më përkrahin, pra publiku është inspirimi për veprat e mia, ndaj falenderime për të gjithë!