SHPËRNDAJE

Supermodelja Bella Hadid ka sfiluar në Javën e Modës Haute Couture në Paris të martën dhe ka dalur në skenë me dy veshjet e saj.

20-vjeçarja nuk i ka lënë fare vend imagjinatës dhe ka dalë në pistë pa recipeta duke nxjerrë në pah asetet e saj.

Në daljen e parë ylli i sfilatës mbante veshur një fustan ngjyrë argjendi me një rrip ngjyrë të zezë rreth belit. Ndërsa më pas u shfaq me një veshje të zezë dhe bluzja ishte tërësisht transparente.

Padyshim që Bella Hadid tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe e ndezi atmosferën./GazetaDirekt.com