SHPËRNDAJE

Këto ditë shumë zona të Shteteve të Bashkuara janë përballur nga uragane të fuqishme, të cilat po shkatërrojnë gjithçka.

Uragani Harvey dhe Irma kanë shkatërruar shumë zona dhe kanë ndikuar që mijëra banorë të mbesin në gjendje shumë të vështirë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e njohur botërore, Beyonce iu është bashkuar një ekipi dhe u kanë dalur në ndihmë disa prej viktimave, duke u dhuruar ushqim.

Ajo qëndroi në Huston dhe për orë të tëra shpërndau ushqim për familjet që kishin mbetur pa shtëpi nga uragani Harvey.

DailyMail ka sjellë disa fotografi nga ky aksion i këngëtares dhe si ky medium ashtu edhe të tjerat e vlerësuan lartë këtë kontribut të saj.