SHPËRNDAJE

William Bradley Pitt i lindur më 18 dhjetor 1963, është pa diskutim një prej aktorëve dhe producentëve më të njohur në botë.

Ai ka marrë çmime dhe nominime të shumta duke përfshirë një çmim nga Akademia si prodhues nën kompaninë e tij “Plan B Entertainment”, shkruan telegrafi.

Por, jo gjithmonë Brad ka punuar si aktor dhe ka bërë jetë luksi!

Për të nxjerrë disa të holla në rininë e tij, Brad Pitt vishej si një maskotë dhe dilte në vende publike.

Ndërsa sot, nëse një revistë kërkon t’a ketë imazhin e tij në kopertinë, i duhet të paguajnë mbi një milionë dollarë!

Si një figurë publike, Pitt është cituar si një nga njerëzit më me ndikim dhe të fuqishëm në industrinë argëtuese amerikane. Për disa vite, ai u citua si njeriu më tërheqës në botë nga media të ndryshme, dhe jeta e tij personale është temë e një publiciteti të gjerë.

Pas zhvillimit të karrierës së suksesshme si aktor, Pitt u bë një nga personat më të pasur në Hollywood.