SHPËRNDAJE

Shumë e thjeshtë. I fut hundët në një foto me një fans të tij. Dhë këtë gjë e ka bërë më së miri Bradley Cooper, ndërsa dy aktorët ishin në Britani për “Glastonbury Festival 2017”. Brad po bënte një foto me Chris Simmons të “Royal Blood” dhe në momentin që muzikanti po shkrepte selfie-n pas tyre kaloi Bradley, duke e shndërruar një foto fantastike dhe të mrekullueshme.

Jo një, por dy figura të ndritura të Hollywood-it në të njëjtën foto. E kush nuk do ta donte kete?

Sigurisht që fotoja e tyre përfundoi në “Instagram”, me shkrimin shoqërues: “Kur bën një foto me Brad Pitt dhe të mbin Bradley Cooper”! Lum Chris Simmons!

Por muzikanti bëri dhe nga një foto me secilin prej tyre dhe në atë me Brad Pitt shkroi me shaka se aktori ishte bashkë me grupin rok britanik, sepse kishte fituar të drejtën për t’i takuar./GazetaDirekt.com