SHPËRNDAJE

Vera 2017 duket se do të cilësohet si vera e bashkëpunimeve në muzikë. Pothuajse të gjitha këngët janë në bashkëpunime, derisa të pakta janë ato që vijnë si solo.

Bashkëpunimi i radhës në skenën muzikore në vend, do të vijë nga hip hop artisti i njohur Capital T dhe këngëtari Ardian Bujupi.

Sipas burimeve të “Express Summer” i KTV-së, të dy artistët tashmë kanë përfunduar pjesët e këngës, derisa pritet që të realizohet edhe videoklipi. Mësohet se xhirimet e klipit do të nisin sot në një nga qytetet në Zvicër.

Ky është edhe bashkëpunimi i parë ndërmjet Capital T dhe Ardian Bujupit.

Se çfarë do të sjellë kjo dyshe, mbetet të presim, ndërsa për informacione të reja rreth këtij projekti, “Express Summer” do t’ju mbajë të informuar…