SHPËRNDAJE

Ajo është modele, por, aktivitetin më të madh e ka në Instagram.

Por, Demi Rose tregoi se di të jetë seksi edhe në pasarela, shkruan GazetaDirekt.

Ajo dogji pasarelën e modës në ‘Oh Polly’ në Majami të enjten, duke e treguar edhe një herë trupin e saj bombastik në veshje plazhi.

Modelja 24-vjeçare shfaqi format e saj të pabesueshme të trupit, i cili dukej i përsosur në tri veshje të ndryshme.

Veshja e parë ishte e thjeshtë, ngjyrë krem dhe e ndarë në dy copa trekëndëshe, me theks metalik. E dyta ishte një veshje noti ngjyrë ari, kurse e treta ishte pak më e mbuluar.