SHPËRNDAJE

Kënga “Despacito” e këngëtarit nga Porto-Rikoja, Luis Fonsi, me ritmin e saj të ngjashëm me rege, është vlerësuar se është kënga me më së shumti shikime i të gjitha kohërave.

Kompania, Universal Music Latin Entertainment, tha se “Despacito”, në formën e saj origjinale dhe në verzionet remiks, ka arritur 4.6 miliardë shikime në platforma të ndryshme, përfshirë YouTube dhe Spotify.

“Despacito”, që në gjuhën spanjolle do të thotë “ngadalë”, për 10 javë ishte në vendin e parë të toplistave në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është kënga e parë në gjuhën spanjolle që ka arritur në këtë pozitë të lartë, prej këngës “Makarena” në vitin 1996, raporton agjencia AFP.