SHPËRNDAJE
Dj Flor Bana, nga Tirana është Dj më i riu në treg, ai po ashtu talentin e tij ka filluar ta shfaqë edhe jashtë vendit.
Bashkëpunimin e fundit që e solli se bashku me Stresi-n duket të jetë i suksesshëm. Për të sot është një ditë e veçantë, pasi që sot ai feston ditëlindjen dhe mbush 22 vite. Po në këtë ditë ai ka zgjedhur t’i falënderojë përkrahësit e tij te cilët çdo herë i kanë dhënë mbështetje:
“Çdo ditëlindje rri e mendohesh për një vit që kalon për çdo gjë qe ka ndryshuar brenda këtij viti , njerëz që vijnë e të tjerë që largohen e më të rëndësishëm janë ata që ngelen dhe mbi të gjitha pasioni im për muzikën që s’do të humb kurrë . Ju faleminderit te gjithëve #ItsMyBirthday #FlorBana” ,ka shkruar
Flor Bana, në profilin e tij në facebook.
Gazeta Direkt i uron edhe shumë vite të lumtura dhe suksese në karrierë./GazetaDirekt.com