SHPËRNDAJE

Dritan Jashari është nga ata këngëtarë që di t’a mbajë publikun në koherencë dhe të sjellë gjithmonë këngë të bukura. Ai është nga ata artistë që i ka përkushtuar të gjithë karrierën e tij, vendit ku lindi dhe u rrit, trevave të Dibrës. Ai ka një zë melodioz por edhe shpërthyes, ashtu siç I shkon për shtat edhe këngëve të kësaj zone. Dritani, falë talentit dhe angazhimit të tij në muzikë, ka arritur që të sjellë për publikun edhe këngë të zhanreve të tjera të cilat janë të publikuar në kanalin muzikor Youtube. Të gjitha këngët që ka sjellë ai për publikun janë të bukura  por nuk mund të lëmë pa përmendur , “Fluturo shqipe mbi Korab” “Krah për krah Dibra e Kosova”, “Lum për djemtë që rriti Dibra” “Gurët e sokakut” “Rruga e kurbetit”” Nuk është jeta 1000 vjet”, “T ike lind për mu” e shumë të tjera, duke mos harruar edhe prurjen më të re, një këngë ndryshe nga stili i tij por edhe titulli është i tillë “Ndryshe”. “Që në fëmijëri jam marrë më muzikë dhe më saktë  kam nisur me çifteli dhe më pas me kitarë, në eventet që organizoheshin në Dibër. Më pas u bëra pjesë e “Shtëpisë së Kulturës” në Peshkopi ku jam ende pjesë e saj dhe jam prezent në të gjitha eventet që organizohen në Dibër”-thotë këngëtari mes të tjerash. Jashari, tregon se ka edhe një këngë në punim e sipër, me kompozitorin Edmond Zhulalin, me të cilin bashkëpunon prej kaq vitesh, një këngë ritmike dhe me një tekst të goditur që pritet të publikohet shumë shpejt.